Sigurimi i Përgjegjësisë Kibernetike ofron mbrojtje financiare për subjektet private kundër humbjeve dhe detyrimeve që rrjedhin nga incidentet kibernetike, si sulmet e hakerimit, rrjedhjet e të dhënave, ndërprerja e sistemeve IT, si dhe shkeljet e sigurisë së informacionit dhe të dhënave personale. Ky sigurim mbulon, sipas kushteve të policës, kostot e reagimit ndaj incidenteve, njoftimin e klientëve të prekur, rikuperimin e sistemeve, shpenzimet ligjore dhe dëmshpërblimet ndaj palëve të treta.
Sipas legjislacionit shqiptar për sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e infrastrukturave kritike të informacionit, subjektet që operojnë në sektorë të ndjeshëm – përfshirë energjinë, financat, telekomunikacionin, shëndetësinë dhe shërbimet publike – kanë detyrime të rritura për garantimin e sigurisë së sistemeve të tyre dhe menaxhimin e riskut kibernetik.
Në këtë kuadër, sigurimi kibernetik konsiderohet një instrument i rëndësishëm mbështetës për përmbushjen e kërkesave rregullatore dhe për forcimin e qëndrueshmërisë operacionale dhe financiare të subjekteve që administrojnë infrastrukturë kritike ose të rëndësishme të informacionit.