INTERSIG Vienna Insurance Group sh.a. ushtron veprimtarinë e saj në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Shqipërisë, duke respektuar standardet rregullatore dhe kërkesat e përcaktuara nga autoritetet kompetente.
Shoqëria INTERSIG Vienna Insurance Group sh.a. është e licencuar për ushtrimin e veprimtarisë së sigurimeve jo-jetë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), me Licencën nr. 6/2001, datë 22.06.2012.
Veprimtaria e shoqërise INTERSIG Vienna Insurance Group sh.a. mbështetet në mënyrë të veçantë në Ligjin nr. 52/2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”, i cili përcakton kuadrin e përgjithshëm për licencimin, organizimin, administrimin, mbikëqyrjen, kërkesat e kapitalit dhe menaxhimin e riskut të shoqërive të sigurimit dhe risigurimit, si dhe në Ligjin nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, i cili rregullon sigurimet e detyrueshme në këtë sektor, procedurat e dëmshpërblimit dhe mbrojtjen e të drejtave të palëve të dëmtuara. Këto dy akte përbëjnë bazën kryesore ligjore mbi të cilën ushtrohet veprimtaria e sigurimeve në Republikën e Shqipërisë.
Në këtë seksion janë publikuar aktet ligjore dhe rregullatore kryesore që lidhen me veprimtarinë e sigurimeve dhe që përbëjnë bazën e funksionimit të shoqërisë.