phone +355 4 2270576 |

E Hënë – E Premte 08:30–19:00

Dëmet

Procesi i Trajtimit të Dëmeve


Procesi i Trajtimit të kërkesave për dëmshpërblim

  1. 1

    Raportimi i dëmït

    Klienti plotëson formularin online ose paraqet kërkesën pranë VIG Services sh.p.k.

  2. 2

    Regjistrimi i kërkesës

    Sistemi regjistron kërkesën dhe gjeneron automatikisht një Claim ID unik. Klienti merr konfirmim me email.

  3. 3

    Shqyritimi paraprak

    Specialistët e VIG Services verifikojnë informacionin dhe dokumentacionin e paraqitur.

  4. 4

    Dokumentacioni shtesë

    Nëse është e nevojshme, klienti kontaktohet për plotësimin e dokumentacionit.

  5. 5

    Vlerësimi i dëmit

    Kërkesa trajtohet nga specialistët sipas procedurave në fuqi dhe kushteve të policës së sigurimit.

  6. 6

    Vendimmarrja

    Merret vendimi për pranimin ose refuzimin e kërkesës për dëmshpërblim.

  7. 7

    Dëmshpërblimi / Mbyllja e dosjes

    Pas përfundimit të procesit realizohet dëmshpërblimi ose mbyllet dosja e dëmit.


Afatet e trajtimit

Në bazë të Ligjit nr. 32/2021 "Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit":

30ditë

Dëmet ndaj pronës trajtohen brenda 30 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të kërkesës së shoqëruar me dokumentacionin e plotë.

90ditë

Dëmet ndaj personit trajtohen brenda 90 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të kërkesës së shoqëruar me dokumentacionin e plotë.

Afatet fillojnë nga data e depozitimit të kërkesës së bashku me dokumentacionin e plotë.
Në rast se nevojitet dokumentacion shtesë, klienti do të njoftohet nga VIG Services Shqipëri.

Kontaktoni Departamentin e Dëmeve – VIG Services Shqipëri


+355 (0) 4 220 3330
E Hënë – E Premte
08:30 – 16:30

Rr. Dritan Hoxha, Nr. 39/1,
Tiranë, Shqipëri