phone +355 4 2270576 |

E Hënë – E Premte 08:30–19:00

Pyetje të Shpeshta

Si mund t'ju ndihmojmë?

Përgjigjet për pyetjet më të shpeshta rreth policave, dëmeve dhe shërbimit. Nuk gjeni atë që kërkoni? Na kontaktoni.

Të përgjithshme

Çfarë është sigurimi dhe pse është i rëndësishëm?

Sigurimi ju ndihmon të mbroheni nga humbjet financiare që mund të vijnë si pasojë e ngjarjeve të papritura, duke ju ofruar siguri dhe qetësi për ju, familjen ose biznesin tuaj.

Pse duhet të zgjedh INTERSIG?

INTERSIG është pjesë e Vienna Insurance Group, një nga grupet më të mëdha të sigurimeve në Evropën Qendrore dhe Lindore. Ne ofrojmë produkte të sigurimit jo-jetë, shërbim profesional dhe mbështetje në rast dëmi.

Si mund të marr një ofertë sigurimi?

Mund të kërkoni një ofertë online përmes opsionit “Merr Ofertë”  në website, të kontaktoni numrat tonë të kontaktit ose të vizitoni një nga pikat tona të shitjes. Stafi ynë do t’ju ndihmojë të gjeni zgjidhjen më të përshtatshme për nevojat tuaja.

Cilat lloje sigurimesh ofron INTERSIG?

INTERSIG ofron një gamë të gjerë produktesh sigurimi jo-jetë, duke përfshirë sigurimin e automjeteve, pronës, udhëtimit, shëndetit, përgjegjësive dhe produkte të tjera për individë dhe biznese.

A janë të sigurta të dhënat e mia personale?

Po, të gjitha të dhënat personale trajtohen në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

Ku mund të gjej informacion mbi kushtet dhe mbulimet e policës?

Të gjitha informacionet mbi mbulimet, përjashtimet dhe kushtet e sigurimit janë të disponueshme në seksionin e produktit ne website dhe mund të shpjegohen nga stafi ynë.

Si mund të kontaktoj INTERSIG për asistencë ose informacion?

Mund të na kontaktoni përmes telefonit, emailit, formularit të kontaktit në website ose duke vizituar zyrat tona. Ekipi ynë është në dispozicion për t’ju ndihmuar me çdo pyetje apo kërkesë.

Ekipi ynë është gati t'ju ndihmojë

Kontaktoni qendrën tonë të shërbimit ose vizitoni një zyrë pranë jush.