phone +355 4 2270576 |

E Hënë – E Premte 08:30–19:00

← Sigurimi i Banesës & Pronës

Sigurimi i Banesës

Rëndësia e pronës

Përshkrimi

Prona juaj përfaqëson një nga investimet më të rëndësishme që bëni gjatë jetës. Banesat, apartamentet, vilat dhe asetet që ndodhen brenda tyre janë të ekspozuara ndaj një sërë rreziqesh, dhe dëmtimi/shkatërrimi i papritur i tyre mund të sjellë si pasojë humbje të konsiderueshme financiare.

Sigurimi i Pronës është një produkt sigurimi vullnetar i krijuar për t'ju ofruar mbrojtje financiare ndaj këtyre ngjarjeve të papritura, duke ju ndihmuar të riktheni pronën tuaj në gjendjen e mëparshme pas një dëmi të mbuluar nga polica.

Ky produkt ju përshtatet të gjithë individëve që dëshirojnë të mbrojnë banesën e tyre kryesore, shtëpinë e pushimit ose prona të tjera rezidenciale kundër dëmtimeve materiale apo shkatërrimit.

Me blerjen e kësaj police sigurimi, përfitoni siguri financiare dhe qetësi, duke ditur se pasuria juaj është e garantuar nga mbrojtja financiare në rast dëmtimi apo shkatërrimi nga rreziqe të ndryshme natyrore apo aksidentale.

Sigurimi mund të përshtatet sipas karakteristikave të pronës dhe nevojave specifike të klientit, duke ofruar mbulim për ndërtesën, instalimet fikse, mobilimin dhe pajisjet elektroshtëpiake, sipas kushteve të policës.

Çfarë mbulon

Polica e Sigurimit të Pronës siguron dëmshpërblim për dëmet materiale që mund të pësojë prona e siguruar, si pasojë e:

Zjarrit, rrufesë dhe shpërthimit, Rënies së mjeteve fluturuese ose pjesëve të tyre;
Tërmetit;
Përmbytjeve, vërshimeve dhe depërtimit të ujit;
Stuhive, erërave të forta, breshërit dhe fenomeneve të tjera atmosferike;

Pyetje të shpeshta

A mund të sigurohen edhe mobiljet së bashku me elektroshtëpiaket apo vetëm ndërtesa? arrow

Po. Sigurimi i pronës mund të përfshijë ndërtesën si dhe orenditë shtëpiake si mobilimin dhe pajisjet elektroshtëpiake.

Si përcaktohen rreziqet që mund të sigurohen? arrow

Si rregull, mbulimi bazë për sigurimin e pronës është Sigurimi nga Zjarri dhe Tërmeti. Në varësi të kërkesave të klientit si dhe specifikave të pronës si psh vendndodhjes, karakteristikave të ndërtimit, qëllimit të përdorimit, ejt, si dhe përkundrjet pagesës së primit të sigurimit, mund të shtohen në sigurim edhe rreziqe të tjera nga të cilat është e ekspozuar prona.

Sa zgjat ky sigurim? arrow

Polica e sigurimit të pronës ka një afat minimal prej 1 viti. Ne rekomandojmë që sigurimi të rinovohet çdo vit, pasi kushtet mund të ndryshojnë sipas tregut.

Çfarë ndodh kur mbaron afati? arrow

Në përfundim të afatit të policës, ajo duhet të rinovohet, duke rishikuar kushtet dhe duke bërë ndryshimet e nevojshme nëse ka.