phone +355 4 2270576 |

E Hënë – E Premte 08:30–19:00

← Sigurimi i Shëndetit & Udhëtimit

Sigurimi për Vizitorët

Sigurimi i Vizitorit është një formë e sigurimit afatshkurtër që ofron....

Përshkrimi

Sigurimi i Vizitorit është një formë e sigurimit afatshkurtër që ofron mbrojtje financiare për persona të huaj që udhëtojnë dhe qëndrojnë përkohësisht në Shqipëri si turistë, vizitorë familjarë ose udhëtarë për qëllime biznesi.

Çfarë mbulon

Polica e Sigurimit të Vizitorit ofron mbulim ndaj gjendjeve shëndetësore akute ose aksidentale gjatë periudhës së qëndrimit të tyre në Shqipëri, si më poshtë:

Mbulim të shpenzimeve mjekësore dhe spitalore nga sëmundje ose aksidente
Ndihmë emergjente dhe transport mjekësor
Raste aksidentesh personale (invaliditet ose humbje jete)
Riatdhesim në raste të emergjencave të rënda shëndetësore
Shërbime asistence gjatë udhëtimit (sipas kushteve të policës)