Çfarë është Sigurimi i Aksidenteve për Nxënës dhe Studentë?
Sigurimi i Aksidenteve për Nxënës dhe Studentë është një formë e sigurimit të aksidenteve personale që synon të ofrojë mbrojtje financiare për nxënësit dhe studentët në rast të lëndimeve trupore, paaftësisë së përkohshme ose të përhershme, si dhe humbjes së jetës si pasojë e një aksidenti gjatë kohës së qëndrimit në institucionet arsimore ose në aktivitetet e organizuara nga to.
Ky sigurim mund të zbatohet në mënyrë individuale ose kolektive dhe shpesh lidhet me aktivitetet shkollore, ekskursionet, praktikat mësimore dhe ngjarjet e organizuara nga institucionet arsimore.
Polica e sigurimit ndaj aksidenteve personale për Nxënësit dhe Studentët ofron mbulim për:
Ky produkt mund të ofrohet si policë kolektive për institucione arsimore. Zakonisht kërkohet për aktivitete jashtë kurrikule (eksursione, praktika). Ka prime të përballueshme për mbulim të gjerë studentor dhe mund të përshtatet sipas nivelit arsimor dhe aktivitetit të rrezikut.