Sigurimi i Zjarrfikësve në Shqipëri
Sigurimi i zjarrfikësve në Shqipëri është një formë e sigurimit të detyrueshëm të aksidenteve personale, e cila synon të mbrojë punonjësit e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) gjatë ushtrimit të detyrës së tyre operacionale me risk të lartë.
Në përputhje me legjislacionin për sigurinë dhe shëndetin në punë dhe aktet nënligjore përkatëse, përfshirë edhe vendimet dhe rregullimet e miratuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë detyrimin të sigurojnë personelin zjarrfikës për pasojat e aksidenteve në shërbim duke garantuar kështu kompensim të drejtë dhe të shpejtë për punonjësit që rrezikojnë jetën në shërbim të sigurisë publike.
Ky sigurim garanton mbrojtje financiare për zjarrfikësit dhe familjet e tyre, duke reflektuar natyrën e lartë të riskut të profesionit dhe duke forcuar sistemin e mbrojtjes civile në Shqipëri.
Ky sigurim ofron mbulim në rast se gjatë veprimtarisë operative dhe emergjencave ndodh:
Kufiri minimal i dëmshpërblimit është deri në 5,000,000 Lekë për punonjës dhe kushteve standarde të kontratës së sigurimit janë miratuar nga AMF.