phone +355 4 2270576 |

E Hënë – E Premte 08:30–19:00

← Sigurimi i Shëndetit & Aksidenteve për Punonjësit

Sigurimi për Punonjësit e Minierave

Sigurimi ndaj Aksidenteve në Punë për Punonjësit Minerarë

Përshkrimi

Sigurimi ndaj Aksidenteve në punë për Punonjësit e Subjekteve Minerare që operojnë në Shqipëri, përbën një sigurim të detyrueshëm të aksidenteve personale për punonjësit e sektorit minerar, si një sektor ekspozim të lartë ndaj riskut operacional dhe profesional.

Qëllimi kryesor është garantimi i mbrojtjes financiare të punonjësve dhe përmbushja e detyrimeve ligjore të punëdhënësve në sektorin minerar.

Ky sigurim rregullohet nga legjislacioni për sigurinë dhe shëndetin në punë, ligji minerar, si dhe aktet nënligjore përkatëse (VKM dhe Udhëzimi nr. 671/2008).

Sigurimi ndaj Aksidenteve në punë i minatorëve, ofron mbrojtje financiare në rast aksidenti në punë, invaliditeti, sëmundjeje profesionale ose humbjeje jete me mbulimi minimal deri në 6,000,000 lekë për punonjës, në përputhje me kërkesat rregullatore dhe praktikën e tregut.

Ky sigurim zbatohet dhe mbikëqyret në kuadër të kërkesave të institucioneve përgjegjëse dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF).