phone +355 4 2270576 |

E Hënë – E Premte 08:30–19:00

← Sigurimi i Pronës & Sigurime Inxhinierike

Sigurimi i Pronave Tregtare

Çfarë janë pronat tregtare

Përshkrimi

Pronat tregtare përbëjnë bazën e çdo aktiviteti ekonomik dhe përfshijnë ndërtesat, zyrat, magazinat, pajisjet, inventarin dhe asetet e tjera të nevojshme për funksionimin e biznesit. Çdo dëmtim i këtyre aseteve mund të shkaktojë pasoja të konsiderueshme financiare, ndërprerje të aktivitetit dhe kosto të larta rikuperimi.

Sigurimi i Pronave Tregtare është krijuar për të mbrojtur bizneset nga humbjet financiare që mund të lindin si rezultat i ngjarjeve të papritura dhe aksidentale. Ky produkt u mundëson kompanive të ruajnë stabilitetin financiar dhe vazhdimësinë e operacioneve edhe në situata të vështira.

Polica mund të përshtatet sipas natyrës së aktivitetit, madhësisë së biznesit dhe nivelit të ekspozimit ndaj rreziqeve, duke ofruar mbrojtje për ndërtesat, pajisjet, makineritë, inventarin dhe asetet e tjera të siguruara.

Çfarë mbulon

Zjarr, rrufe dhe shpërthim
Tërmet dhe fatkeqësi të tjera natyrore
Përmbytje, vërshime dhe dëme nga uji
Stuhi, erëra të forta dhe breshër
Dëmtime aksidentale të ndërtesave dhe aseteve të siguruara
Dëme në pajisje, inventar dhe mallra të siguruara

Pyetje të shpeshta

Çfarë mbulon saktësisht kjo policë sigurimi? arrow

Kjo policë ofron mbulim në sigurim për asetet e biznesit si ndërtesën (zyrën, magazinën), pajisjet, makineritë dhe inventarin e mallit nga dëmtimet e papritura dhe aksidentale.

Çfarë ndodh nëse më duhet të ndërpritet puna për shkak të një dëmtimi? arrow

Qëllimi kryesor i këtij sigurimi është që të japë mbështetje financiare për të rikuperuar dëmet shpejt, në mënyrë që biznesi të mos falimentojë nga ndërprerja e punës.

A i mbulon kjo policë dëmet që mund të bëhen pa dashje? arrow

Polica mbulon ngjarjet e papritura dhe aksidentale. Detajet specifike se çfarë konsiderohet aksident dhe çfarë pakujdesi përcaktohen në kontratë sipas profilit te klientit.