phone +355 4 2270576 |

E Hënë – E Premte 08:30–19:00

← Sigurimi i Pronës & Sigurime Inxhinierike

Sigurimi i Makinerive MI

Rëndësia e makinerive

Përshkrimi

Makineritë dhe pajisjet industriale përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të investimeve të çdo biznesi. Funksionimi i tyre i pandërprerë është thelbësor për prodhimin, ofrimin e shërbimeve dhe realizimin e objektivave të kompanisë.

Sigurimi i Makinerive (Machinery Insurance – MI) ofron mbrojtje financiare kundër dëmtimeve të papritura dhe aksidentale që mund të ndikojnë në funksionimin normal të pajisjeve të siguruara. Ky produkt është veçanërisht i rëndësishëm për bizneset që varen nga pajisje teknologjike, linja prodhimi dhe makineri industriale.

Përmes kësaj police, biznesi mund të reduktojë ndikimin financiar të avarive dhe të sigurojë rikthimin më të shpejtë të proceseve operative.

Çfarë mbulon

Defekte mekanike të papritura
Defekte elektrike dhe elektronike
Gabime në operim ose përdorim
Mbingarkesa, dridhje ose incidente teknike
Dëmtime aksidentale të makinerive
Kosto riparimi ose zëvendësimi të pjesëve të dëmtuara
Rreziqe të tjera të përcaktuara në policë

Pyetje të shpeshta

Cilat asete mund të sigurohen përmes këtij produkti? arrow

Përmes kësaj police mund të sigurohen të gjitha makineritë industriale, pajisjet teknologjike dhe linjat e prodhimit që janë thelbësore për aktivitetin e përditshëm ekonomik të kompanisë.

Për çfarë i shërben një biznesi ky sigurim? arrow

Ky sigurim i shërben biznesit për të mbrojtur investimet e tij në makineri dhe pajisje industriale. Ai ofron mbrojtje financiare kundër dëmtimeve, duke siguruar që kompania të rikthehet në punë pa pësuar goditje të mëdha financiare.

Clat janë llojet e makinerive që mund të sigurohen? arrow

Mund të sigurohen pajisje si: makineritë e rënda, pajisjet teknologjike, si dhe sistemet elektrike apo mekanike