Sigurimi i Garancisë së Ofertës është një instrument sigurimi që përdoret në procedurat e prokurimit publik dhe privat për të garantuar seriozitetin e ofertës së paraqitur nga operatori ekonomik. Kjo garanci siguron autoritetin kontraktor se ofertuesi do të ruajë vlefshmërinë e ofertës dhe, në rast shpalljeje fitues, do të nënshkruajë kontratën dhe do të paraqesë garancinë e kontratës sipas kërkesave të procedurës. Në rast të mosrespektimit të këtyre detyrimeve, përfituesi ka të drejtë të kërkojë ekzekutimin e garancisë deri në shumën e përcaktuar në policë.