Sigurime Motorrike

 

Sigurimi Kasko

 Sigurimi KASKO – është një sigurim vullentar i cili kompenson pronarin e mjetit motorrik për dëmet që i ndodhin ose i shkaktohen vetë mjetit në rastet e aksidenteve rrugore kur drejtuesi i mjetit është fajtor për aksidenit si dhe nga:

  1. Përplasja, Përmbysja
  2. Zjarri, Shpërthimi, Rrufeja
  3. Katastrofat Natyrore
  4. Thyerja e Xhamave
  5. Vjedhja * ky mbulim aplikohet vetëm në skemen e sigurimit Kasko e Plotë
  6. Aktet Keqdashëse * ky mbulim ofrohet për mjetet qeveritare, të trupit diplomatik, si dhe në raste me miratim të vecante.

Sigurimi Kasko mbulon të gjitha dëmet e ndodhura në terrritorin e Shqiperisë dhe jashtë saj.

Primi i sigurimit varion në bazë të vlerës së mjetit motorrik si dhe skemës së sigurimit të zgjedhur nga vetë klienti.

Skemat e sigurimit janë:

  • Kasko e plotë në Shqipëri, ku klenti përfiton dëmshpërblim për demtimin e mjetit brënda territorit të Shqipërisë si rezultat i të gjitha rreziqeve si më sipër.
  • Kasko e Plotë në Shqipëri dhe jashtë shtetit - ku klienti përfiton dëmshpërblim për dëmtimin e mjetit në territorin e Shqipërise si dhe në territorrin e shteteve të tjera të përfshira në zonën e mbulimit, si rezultat i të gjitha rreziqeve si më sipër.
  • Kasko e pjesshme në Shqipëri - ku klienti përfiton dëmshpërblim për dëmtimin e mjetit brënda territorit të Shqipërisë si rezultat i :
    • Përplasjes, Përmbysjes
    • Zjarri, Shpërthimi, Rrufeja
    • Katastrofat Natyrore
    • Thyerja e Xhamave 
  • Kasko e pjesshme në Shqipëri dhe Jashtë - ku klienti përfiton dëmshpërblim për dëmtimin e mjetit në territorin e Shqipërisë si dhe në territorin e shteteve të tjera të përfshira në zonën e mbulimit, si rezultat i:
    • Përplasjes, Përmbysjes
    • Zjarri, Shpërthimi, Rrufeja
    • Katastrofat Natyrore
    • Thyerja e Xhamave

 

Pjesa e Zbritshme dhe Franshiza:

Polica e sigurimit vullnetar Kasko përmban një pjesë të zbritshme në % si dhe Franshizë.

Në rast dëmi, siguruesi paguan vlerën e dëmshpërblimit minus pjesën e zbritshme.

Për dëmin e parë te pjesa e zbritshme që aplikohet është 10%

Për dëmin e dytë është 20%, për dëmin e tretë 30%.

Në rast vjedhjeje të mjetit pjesa e zbritshem është 20%

Në rast dëmi, me paraqitjen e kërkesës për dëmshpërblim, Intersig ju paguan brënda 10 dite pune nga plotesimi i praktikës së dëmit me dokumentacionin e nevojshëm. Klienti mund të zgjedhë nëse dëshiron ta marrë pagesën e dëmit cash apo të riparojë mjetin e dëmtuar, pranë serviseve të Intersig.

Dokumentat qe duhen:

  1. Njoftim kerkesa
  2. Polica sigurimit
  3. Leja qarkullimit
  4. Patenta
  5. Autorizim perdorimi dhe ndjekje procedure (nese mjeti eshte ne pronesi te dikujt tjeter).
  6. Kur vlera do terhiqet nga nje person tjeter,duhet autorizimi per terheqjen e vleres, nga pronari/kompania qe eshte tek leja qarkullimit.

Afati I trajtimit te dosjes eshte :
Per vlera nen 100.000 leke te reja eshte 14 dite nga data e njoftim kerkeses
Per vlera mbi 100.000 leke te reja eshte 30 dite nga data e njoftim kerkeses