Shëndeti mbi të gjitha

Sigurimi i Aksidenteve personale në punë

Gjate aktiviteteve tona ditore në shtëpi apo në punë mund të na ndodhin të papritura.
Duke na shkaktuar dëmtime trupore për të cilat nevojitet ndihmë mjekesore por mund të humbim dhe jetën

Ky sigurim ju mbulon?

  • Paaftesinë e përkohshme totale
  • Paaftesinë e përkohshme të pjesshme
  • Paaftesinë e përhershme totale
  • Paaftesinë e përhershme të pjesshme
  • Vdekjen Aksidentale

Aksidente personale

  • Te gjitha demet e aksidenteve personale te cila rrjedhin nga keto kontrata sigurimi te leshuara Intersig VIG trajtohen nga VIG Services Shqiperi.
  • Ne rast se I siguruari eshte I pajisur me sigurim AP  te shoqerise INTERSIG  edhe ka  pesuar nje aksident ne pune brenda territorit te Shqiperise (ne rast se nuk ka territor tjeter te percaktuar ne kontrate) duhet te njoftoje  VIG Services per demin  e pesuar .
  • Njoftimi mund te behet nga I siguruari familjaret ose zyra e Burimeve njerezore te subjektit( per kontrata kolektive) me telefon, me email ne adresen demet@vig.al, me ane te web , ose tek recepsioni I VIG services .

Dokumentat e nevojshem per keto deme jane si me poshte:

  1. Kopje e polices se sigurimit;
  2. Dokumentacioni mjekesor: kartele klinike ne rast shtrimi, epikriza percjellese, ekzamimime imazherike, grafi, MRI,  CT (ne varesi te rastit) etj
  3. Faturat per shpenzimet mjekesore edhe rekomandimet e mjekut trajtues
  4. Kopje e kartes se identitetit te te siguruarit
  5. Raportet per paaftesine e perkoheshme ne pune te leshuara nga KML ose vertetimin per paaftesine e perheshme ne pune te percaktuar nga KMCAP
  6. Proces-verbalin e Aksidentit ne pune nga kompania
  7. Raportin e Aksidentit ne Pune te ISSH ose nga RISHM per aksidentet ne miniera

Per demet me pasoje vdekjen  e te siguruarit nevojiten :

  1. Çertifikata e vdekjes
  2. Skeda e vdekjes
  3. Vendimi per trashegimtaret  ligjore te te ndjerit
  4. Prokure per personin e autorizuar per ndjekjen e procedurave te demshperblimit